Fiton 1 milion euro në lotari: Nuk i dua, janë shumë për mua

Fiton 1 milion euro në lotari: Nuk i dua, janë shumë për mua

Për shumë njerëz, 1 milion eruo do të ishin fundi i shumë problemeve. Por jo për fituesin e kësaj shume në një nga lotaritë që zhvillohen në Itali. Biagio Vigna është 64 vjeç dhe mbrëmjeve parkon markinat e të rinjve që argëtohen në diskoteka.

Ai ka mësuar se dikush kishte fituar 1 milion euro pikërisht nga një grup të rinjsh që dilnin nga diskoja. Kjo e ka kujtuar të shohë biletën që kishte blerë vetë. Pasi ka mësuar se ishte fitues, ai ka pësuar infarkt. Por pas ndihmës që mori në spital, ai i ka telefonuar të bijës: Bileta është e jotja, bëj çfarë të duash me të. Për mua janë shumë para, nuk i dua.

Në pak orë, Biagio është bërë sensacion në internet, por edhe tema kryesore e bisedave në sheshet e Pinarolos, qytetit me 35 mijë banorë ku ai jeton. Bashkëqytetarët e njohin si njeri punëtor dhe të qeshur, që ka bërë punë të ndryshme në vite për të siguruar paratë për të rritur të bijën.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy