Gruaja 104-vjeçare mposht për herë të dytë Covid-19

Gruaja 104-vjeçare mposht për herë të dytë Covid-19

Një grua 104-vjeçare ka mundur të mposhtë për herë të dytë virusin Covid-19. Gruaja nga Kolumbia, Carmen Hernandez u përcoll me duartrokitje nga i gjithë stafi i cili ishte rreshtuar në korridorin e spitalit teksa ajo po dilte nga spitali.

Hernandez u diagnostikua për herë të parë me Covid-19 në qershor të vitit të kaluar dhe u trajtua në shtëpinë e të moshuarve në San Jose ku ajo jeton prej 25 vitesh. Ajo e mposhti virusin, por pavarësisht se ishte vaksinuar në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me Covid-19 për herë të dytë në mars.

Hernandez u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja ku mjekët dhe infermierët e kanë trajtuar atë. Gina Gomez, një punëtore shëndetësore në shtëpinë e të moshuarve në San Jose, u tha gazetarëve lokalë: “Ajo është një paciente e moshuar me një aftësi të shkëlqyeshme fizike sepse i rezistoi virusit për herë të dytë”.

Daily Mail raporton se 104-vjeçarja jo vetëm që e ka mposhtur Covid-19 dy herë, por ajo është shëruar edhe nga një formë agresive e kancerit të lëkurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy