Video/ Historia e Hachiko-s në 2021-shin: Qeni besnik që priti për ditë me radhë të zotin jashtë spitalit

Video/ Historia e Hachiko-s në 2021-shin: Qeni besnik që priti për ditë me radhë të zotin jashtë spitalit

Të gjithë e dimë historinë e Hachiko-s, qenit që i qëndroi besnik edhe pas vdekjes në pritje të ringjalljes së të zotit të tij të ndjerë.

Një histori e ngjashme, por me fund të lumtur, raportohet nga mediat në Turqi. Qeni besnik i quajtur Bonuck priti për ditë me radhë jashtë spitalit për të zotin, që ishte sëmurë.

Ai ndoqi ambulancën për në një spitali në Trabzon, në 14 janar dhe më pas bënte përditë rrugën për të vizituar të zotin Cemal Senturk. Vajza e tij u përpoq ta merrte Boncuk në shtëpi, por qeni nuk pranoi të largohej derisa ta shikonte.

Boncuk e priste jashtë çdo ditë. “Qeni vinte çdo ditë rreth orës 9:00 dhe priste deri në mbrëmje. Kur dera hapet, ajo fuste kokën brenda”, tregon roja i spitalit.

Ajo dhe i zoti u bashkuan jashtë spitalit, pasi ai doli të mërkurën. “Ajo është mësuar me mua dhe mua më mungonte vazhdimisht”, tha Cemal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy