Vaksinimi për moshat +18-vjeç, Rama: Paraqituni me kartë identiteti për t’u vaksinuar

Vaksinimi për moshat +18-vjeç, Rama: Paraqituni me kartë identiteti për t’u vaksinuar

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë personave mbi 18-vjeç që dëshirojnë të vaksinohen të paraqiten në qendrat e vaksinimit me kartë identiteti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit.

Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit

Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.

***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.

Ndërkohë kujtojmë se prej ditësh tashmë në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë dhe Kukës ka nisur vaksinimi për moshat +18-vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy