
Një i ri shqiptar vetëm 18 vjeç është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një lagje shumë afër qendrës së qytetit të Kavalës. Në vendin e ngjarjes u gjend një gëzhojë, ndërsa viktima në duar mbante disa kartëmonedha 50 euro. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për vrasjen e 18-vje♪arit shqiptar i cili mendohet se u qëllua nga pas ndërsa u gjend para derës së një pallati në rrugën "Sokratus", në një lagje shumë afër qendrës.
Sipas vlerësimeve të para të Autoriteteve të Policisë, ai dyshohet se ka marrë pjesë në një përleshje me armë, ndërsa banorët thanë se janë dëgjuar dy të shtëna. Burime nga Policia e Shtetit fqinj bëjnë të ditur për mediat lokale bëjnë një person, identiteti të cilit nuk dihet është shoqëruar në komisariat ndërsa dyshohet të ketë lidhje me vrasjen.
Autoritet nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të jetë rezultat i përfshirjes së 18-vjecarit në çështje droge, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga autorietetet shqiptare. Në më pak se 2 muaj rezultojnë 6 shqiptarë të vrarë në Greqi, përfshirë dhe 18-vjeçarin.



