
Kreu i PD-së Lulzim Basha iu rikthye akuzave ndaj Edi Ramës për mosmbajtje të premtimeve për uljen e taksave dhe abuzimeve financiare.
Në një video të postuar në faqen e tij në ‘’Facebook’’ Basha deklaron se Rama rriti taksat për 95% të Shqiptarëve, ndryshe nga premtimet e fushatës zgjedhore të 2013 ku këmbënguli se do të ulte taksat për 95% të popullsisë.
“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”! Edi Rama është mashtrues.
Ai nuk mbajti premtimet, me të cilat erdhi në pushtet. Rama 2013: Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve FAKT, taksat u rritën për 95 % të shqiptarëve. Paguajmë më shumë. 1.9 miliardë euro taksa.
Premtimi RAMA: Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”
FAKT! Edi Rama mashtroi. Asnjë nga taksat e premtuara As nuk u ul, as nuk u hoq. Borxhi zyrtar u rrit nga 61% në 71%. 3.2 milairde euro ppp janë borxh i fshehur
Në 6 vjet, Edi Rama vodhi dhe shpërdoroi 4.6 miliardë euro ose Sa buxheti në 1 vit", shkruan Basha.



