Hezbollahu ka identifikuar një tjetër komandant të vrarë në sulmin izraelit në Bejrut së bashku me Ibrahim Aqilin dhe 12 militantë të tjerë.
Ahmed Wahabi, 60 vjeç, drejtoi operacionet ushtarake të njësisë elitare al-Radwan deri në fillim të vitit 2024, duke marrë më pas përgjegjësinë për njësinë qendrore të stërvitjes pas vdekjes së Wissam Tawil, i cili u vra në një bastisje në janar.
Po ashtu bëhet me dije se kanë mbetur të vdekur, Taleb Abdullah, kreu i divizionit rajonal Nasr; Muhamed Nasser, komandant i divizionit rajonal Aziz dhe wissam al-Taëil, nënkryetar i forcës elitare Radwan të udhëhequr nga Aqil.
Kështu raporton Times of Israel.



