Zyra e BE reagon për dështimin e negociatave: Çfarë ndodhi gjatë bisedimeve

Zyra e BE reagon për dështimin e negociatave: Çfarë ndodhi gjatë bisedimeve

Kryetarit i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister dhe Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë Knut Fleckenstein kanë dalë në një deklaratë të përbashkët lidhur me takimet e zhvilluara sot me liderët politik të opozitës dhe mazhorancës.

Zyra për shtyp e BE-së bën me dije McAllister dhe Fleckenstein u takuan me shumicën dhe opozitë dhe patën një diskutim të mirë.

Sipas deklaratës, kryeministri Rama kërkoi nga opozita që të votojë vetingun, ndërsa kjo e fundit kërkoi qeveri teknike dhe votim elektronik. Në takim mësohet të jetë diskutuar mbi datën e zgjedhjeve, për ndryshime paraelektorale në qeveri, për të cilat shumica ishte dakord nëse votohej vettingu, ndërsa PD nuk lëvizi nga qëndrimi për qeveri teknike dhe kërkoi votim elektronik në zgjedhje.

DEKLARATA E PLOTE

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckensteinu takuan me shumicën dhe opozitën shqiptare dhe patën një diskutim të mirë.

Të dy deputetët paraqitën propozime që përfshinte pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik.

Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem. Shumica ra dakord mbi pikat e parashikuara për sa kohë që vettingu do të votohej në parlament. Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy