Shifra të larta të të infektuarve me Covid/ 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orë

Shifra të larta të të infektuarve me Covid/ 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orë

Vijojnë të jenë të larta infektimet në vendin tonë duke regjistruar edhe sot 1152 raste të reja dhe 12 humbje jetë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se janë kryer 3994 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1152

Të shëruar në 24 orë      740

Të shtruar në spitale      512

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore                3994

Testime totale           410,393

Raste pozitive            91,987

Raste të shëruara      55,983

Raste Aktive               34,461

Humbje jete                1,543

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy