Itali, arrestohen 4 shqiptarë, kapen me 1 ton drogë

Itali, arrestohen 4 shqiptarë, kapen me 1 ton drogë

Katër operacione të policisë italiane kanë çuar në sekuestrimin e një sasie prej 1000 kg drogë dhe arrestimin e 4 shqiptarëve. Operacionet policore janë kryer në komunat San Foca e San Kataldo në provincën e Lecces.

Në operacionin e parë janë vënë në pranga dy shqiptarë me inicialet V.S. dhe S.N., rezidentë në Veri të Italisë. Ata po trasportonin rreth 70 kg marijuanë të fshehur në makinën e tyre, ku iu gjet dhe një armë automatike kallashnikov AK47 e fabrikuar në Kinë.

Ky rast ka shtuar dyshimet e policisë italiane, e cila në një operacion të dytë ka vënë në pranga një tjetër shqiptar. S.M., 38 vjeç është arrestuar pasi në makinë iu gjetën 130 kg marijuanë.

Ndërsa një operacion i tretë ka identifikuar një mjet të dyshuar me drogë. Në pranga është vënë R.S., 23 vjeç, në mjetin e të cilit u gjetën 100 kg marijuanë.
sekuestrimi i gjithë kësaj sasie e ka çuar policinë drejt një zonë rurale në Acaya, ku janë gjetur edhe 500 kg të tjera.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy