Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, mëson MCN TV.
Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.
Gjiknuri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po jep sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga SPAK, Gjiknuri tha:
Kam qenë në lidhjen me rolin tim si ministër, në konstatimin e një nga abuzimet më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri që ishte kontraktuar me 240 mln euro dhe përfundoi me një kosto prej 400 milionë euro. Shpjegimet e mia i dhashë në Prokurori. Nuk kam asgjë për të shtuar për mediat më tepër".



