
Zjarrfikësit janë shërbimi më efikas që vihet në shërbim të qytetarëve në raste të shfaqjes së zjarreve dhe jo vetëm.
Të ftuar në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjarrfikëses Tiranë pohon se pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit nisin nga dora e njeriut, jo me vet dëshirë, shpesh pa vetëdije.
Puna e zjarrfikësve në të shumtën e rasteve është e padukshme, dhe ne në 90% të rasteve nuk kapemi nga mediat, sepse ne vijmë neutralizojmë zjarrin dhe mbarojmë punë, vetëm në rastet kur zjarri vazhdon mbi 2 orë.
Ne falënderojmë qytetarët e Tiranës, sepse shpesh na ndihmojmë, por duhet ditur se në territorin e vendit, asnjë vatër zjarri nuk shfaqet nga natyra, ndoshta pa qëllim, por pa dashje, sepse ata mendojmë ti eliminojnë mbeturinat, i ndezin ato, por zjarri merr shpejtësinë, pastaj hedhin cigare vende e pavend, dhe në thatësirën që krijohet edhe me një cigare krijohet në vatër zjarri.
Në banesat në Tiranë, përgjatë një viti ndodhin deri në 250 zjarre por pa fatalitet.
Zjarrfikësi Luan Shehaj, u ndal të zjarri i fundit në Pallatin 10 katesh në Tiranë, për të cilën thotë se shpesh herë ndërtimet pa kriter, bëjnë që lufta më zjarrin të vazhdojë më orë.
Prioritetet tona në radhë të parë i kemi që në raste zjarresh, në fillim të shpëtohet jeta e njeriut, më pas të parandalohet incidenti dhe e treta ruajtja e pasurisë. Ky zjarr të pallati 10 katesh ishte zjarr dinak në kuptimin e zhvillimit të vatrës, sepse ne filluam fikjen e zjarrit nga zona jugore, na doli se zjarri u përhap në pjesët anësore.
Fakti se zjarri u shpërnda në të katër anët e banesës, tregon se veshja e jashtme e pallatit ishte jo efektive e projektuar nga ndërtuesit.
Zjarrfikësit në studion e programit të mëngjesit, demonstruan dhe dhanë këshilla se si të kontrollohen defektet apo rrjedhja e mundshme e bombolave të gazit në përditshmërinë tonë, të cilat shpesh janë shkak i zjarreve në shtëpi.



