Një apartament në katin e 14-të të pallatit shumëkatësh “Kamelia”, në Golëm është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në kabinën elektrike, e cila ka pësuar masë duke shkaktuar përhapjen e flakëve.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse.



