Rrjeti “Safe Journalists” i ka dërguar një letër Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, ku shpreh shqetësimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.
Gazetari Isa Myzyraj tha që ka një shqetësim se ky komision mund të jetë një “paketë anti-shpifje 2.0”, por në një formë më të moderuar. Ai vuri në dukje se Shqipëria i ka mekanizmat për të luftuar ndërhyrjet e huaja, të tilla si SHISH, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe AMA.
Ai e konsideron nismën jo transparente, të pakonsultuar dhe sheh me shqetësim masat administrative, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor. Gazetari tha ndër të tjera se në Shqipëri ka më shumë influencë kineze se sa ruse, duke përmendur rastin e radio “Ejani”, ndonëse fokusi është te Moska.
Më shumë jam i shqetësuar që politikanë të caktuar si Kulluri dhe Mediu s’e kanë kuptuar thelbin e këtij komision. Bëjnë akuza të pabaza. Kulluri tha që ka politikanë, gazetarë dhe media që financohen nga Rusia! Ai duhet të ketë të dhëna të qarta. Ne duhet të kemi të dhëna, raporte, për të treguar që jemi të shqetësuar se dy tre gjëra nuk shkojnë dhe hajde t’i luftojnë. Shteti shqiptar i ka të gjitha mekanizmat e nevojshëm për të luftuar ndërhyrjet e shteteve jo mike. Nëse unë akuzohem se marr para nga Rusia, hyjnë në lojë dy institucione, në fillim është SHISH mua më përgjon nëse kam kontakte me ambasadën ruse, dhe së dyti Pastrimi i Parave. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave më bën mua një skaner të plotë, financiar, personal, familjar, për të thënë nëse të ardhurat korrespondojnë me shpenzimet. Ne kemi AMA-n që një ndër detyrat kryesore ka monitorimin e medias.
Gazetarët janë të shqetësuar me këtë komision, pasi dyshojmë se primare nuk është dezinfromimi rus, sepse nuk është alarm si në Serbi për shembull. Mund të rezultojë në një paketë anti-shpifje 2.0. Ne e dimë qasjen e PS dhe kryeministrit Rama ndaj gazetarëve dhe mediave, i ka quajtur të pamoralshëm, kazanë, shpifës. Unë mendoj është një formë më e moderuar e kësaj pakete. Pse s’përmendet Kina? Unë kam të dhëna që në Shqipëri ka më shumë influencë kineze se sa ruse. Ne kemi një ndër mediat më të ndjekura në rrjetet sociale, që është e markuar nga Facebook-u si e kontrolluar nga shteti kinez. Është radio ‘Ejani’, që është një media me 1,2 apo 1,3 followers. Kryeministri ka followers sa kjo media, që ka kapital, bën prodhime të jashtëzakonshme. Nuk i përmend kush këto, janë të fiksuar me Rusinë. E kanë bërë shumë shpejt, kjo më lë për të dyshuar. Nesër e kemi në seancë, nuk është diskutua me grupet e interesit. Unë jam për transparencë, të na mbledhin komunitetin e gazetarëve, mediave, hajde të bëjmë një platformë të gjithë bashkë për të ndaluar dezinformimin rus, por s’jam dakord që sjell PS një letër format dhe u thotë deputetëve hajde ta miratojmë, sepse preket media. Për kë janë masat administrative dhe çfarë kuadri ligjor do përmirësojmë? Unë vazhdoj të dyshoj që kjo s’është nismë miqësore me mediat dhe gazetarët. Partia në pushtet i ka kapur mediat, këtë e thonë raportet ndërkombëtare. Ky është shqetësimi real aktualisht”.



