Avni Lushka, këngëtari i muzikës popullore: Ja si nisi karriera ime në Pogradec. Shita një viç për të blerë klarinetën  

Avni Lushka, këngëtari i muzikës popullore: Ja si nisi karriera ime në Pogradec. Shita një viç për të blerë klarinetën  

Avni Lushka është këngëtar i muzikës popullore, që nisi karrierën e tij muzikore që në vegjëli, në zonën e Pogradecit.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai foli fillimisht për dasmat që ka performuar këtë sezone verore dhe zonat ku ai preferon.

Edhe këtë verë ka pasur dasma, jo në krahasim me vitet e tjera, por gjithsesi ka pasur se ndikoj shumë pandemia.

Ne nuk kemi zona te caktuara por fillojmë Pogradec, Korçe, Ersekë, Bilisht, pastaj në trevat e Maqedonisë së Veriut nga shqiptarët atje, zona e Manastirit, Prespës, etj.

Natyra e këngës time nuk është se i takon veriut. Këngën labë e lëndoj poashtu, nuk shkëlqej, por jam mirë.

Këngëtari Lushka, në rrëfimin e tij, iu rikthye vështirësive të karrierën së tij muzikore.

Si fëmijë ai më ndihmën e familjes, shiti një viç për të blerë klarinetën.

Zanafillën për të kënduar e kam nisur që në fëmijëri, nëna ka kënduar, motra ka kënduar, dhe gjithmonë ishin shkollat që organizonin në atë kohë që kishte më shumë pasion për këto aktivitet,.

Instrumentin e kam mësuar si ushtar, dy javë para se të mbaroja ushtrinë e kam blerë klarinetën dhe pas dy jave kam vajtur në një dasmë, në një familje të persekutuar, sepse te ata nuk shkonte njeri. Interesantja është se para dy jave kam ‘martuar’ brezin e dytë të asaj familje sepse rikthehem te ata.

Ne atëkohë nuk kishim mundësi ekonomike të siguronim instrumente, babai më ka vdekur tre muaj pasi kam lindur unë. Klarinetën e kam siguruar duke shitur një viç nëna dhe ka marrë leke borxh dhe e kam blerë atëkohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy