
Dy shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën mbrëmjen e së dielës me një gomone me gjysmë ton kanabis. Skafistët shqiptarë, S.K, 45 vjeç dhe S.F, 34 vjeç, u arrestuan në kuadër të një operacioni që Guardia di Finanza kreu në brigjet e San Cataldos.
Lënda narkotike që vinte nga Shqipëria ishte fshehur nën një mbulesë të plastifikuar. Pavarësisht tentativës për t’u arratisur, dy shqiptarët u kapën pak minuta pasi kishin braktisur gomonen.
Mësohet se marijuana e sekuestruar arrin një peshë totale mbi 500 kg, dhe nëse do të nxirrej në treg do të kishte një vlerë rreth 5 milionë euro.



