“Jet Ski”-të, argëtim apo rrezik? Eksperti Metalla: Standardet nuk zbatohen. Nevojitet ndërgjegjësim jo vetëm i përdoruesve por edhe i pushuesve

“Jet Ski”-të, argëtim apo rrezik? Eksperti Metalla: Standardet nuk zbatohen. Nevojitet ndërgjegjësim jo vetëm i përdoruesve por edhe i pushuesve

Sezoni turistik ka nisur dhe bashkë me të janë shtuar edhe aktivitetet ujore në bregdet, ku Jet Ski-të janë ndër atraksionet më të kërkuara nga pushuesit. 

Por për ekspertin e së Drejtës Detare, Osman Metalla, ky argëtim mund të shndërrohet lehtësisht në rrezik, nëse nuk zbatohen rregullat e sigurisë.

I ftuar në “MCN Live”, Metalla tha se duhet ndërgjegjësim jo vetëm i përdoruesve të mjeteve lundruese, por edhe i vetë pushuesve, të cilët shpesh hyjnë në zonat që janë të destinuara për qarkullimin e këtyre mjeteve.

Në vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të turizmit detar, dhe Jet Ski-të janë mjete që, përveçse ofrojnë rekreacion, mund të jenë të rrezikshme kur nuk përdoren sipas rregullave.
Kemi shumë raste konkrete aksidentesh të ndodhura për shkak të mosrespektimit të distancave nga bregu dhe mungesës së sinjalistikës në plazhe, dhe këto situata vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Eksperti theksoi se ligji për përdorimin e mjeteve motorike në det ekziston, por zbatimi në terren lë shumë për të dëshiruar.

Për përdorimin e plazheve dhe të mjeteve detare, janë përcaktuar rregulla të qarta në udhëzimet e Ministrisë së Turizmit. Ato përfshijnë distancat që duhet të mbahen, zonat ku është e lejuar qarkullimi dhe mënyrat e licencimit për operatorët turistikë detarë. 

Por, dihet se shumë nga këto standarde nuk zbatohen, pasi autoritetet vendore që japin licencat nuk kontrollojnë mjaftueshëm respektimin e rregullave.
Mungesa e sinjalistikës në shumë plazhe krijon konfuzion dhe përplasje mes pushuesve dhe përdoruesve të Jet Ski-ve.

Metalla thekson se nuk është vetëm përgjegjësi e atyre që drejtojnë mjetet motorike, por edhe e pushuesve, të cilët duhet të qëndrojnë larg zonave të qarkullimit të Jet Ski-ve dhe të mos rrezikojnë veten dhe të tjerët.

Nëse nuk zbatohen rregullat dhe nuk respektohen standardet ligjore, rreziku i aksidenteve mbetet i lartë. 

Nevojitet një ndërgjegjësim më i madh publik dhe kontroll më i rreptë institucional, në mënyrë që deti të jetë vend i sigurt për të gjithë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy