Tusk takon Zaev: Kjo javë ishte frytdhënëse për aspiratat e Ballkanit Perëndimor

Tusk takon Zaev: Kjo javë ishte frytdhënëse për aspiratat e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Dondal Tusk, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, konfirmoi se është çështje orësh që shefat e shteteve të BE-së të votojnë datën për çeljen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ai tha se kjo javë ishte frytdhënëse sa u përket aspiratave integruese të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, kreyminstri Zoran Zaev tha se Maqedonia mbetet e përkushtuar në përmbushjen e kritereve, ndërsa shprehu bindjen se bisedimet bazuar në praktikat e deritanishme do të zgjasin 7-8 vjet. 

"Kjo është një javë e mirë për vendin tuaj dhe për Ballkanin Perëndimor, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së e hapën rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019 dhe për disa orë presim që shefat e qeverive ta konfirmojnë këtë vendim", tha Tusk. 

Kryeministri Zaev theksoi se sot në Bruksel në zemrën e Evropës është konfirmuar lajmi i madh që Republika e Maqedonisë të marrë datë për negociata në qershor të vitit 2019.

“Vendi ynë e meriton këtë. Liderët e BE-së thanë po, vendi e meriton këtë. BE-ja pranoi që Maqedonia nga një vend i robëruar vetëm për një vit bëri një kthesë të madhe. Për vetëm një vit Republika e Maqedonisë është vend i ndryshimeve pozitive, i inkluzivitetit, i dialogut politik, për vullnet politik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët”, tha në konferencën për mediat kryeministri Zaev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy