“Prekja e artë” e Kim Kardashian/ Djalit i ndryshon jeta pas një komenti në llogarinë e yllit të shoubizit

“Prekja e artë” e Kim Kardashian/ Djalit i ndryshon jeta pas një komenti në llogarinë e yllit të shoubizit

Në botën virtual mund të mjaftojnë 20 shkronja që të kthehesh nga një njeri i thjeshtë në një “yll” Tuiteri. Kjo i ka ndodhur një punëtori të thjeshtë fabrike, që në një vit pune paguhet jo më shumë se 5 mijë paund. Siç raporton “Daily Mail”, ai u bë i famshëm në rrjetin social katër vjet më parë, kur Kim Kardashian postoi në Tuiter një status të thjeshtë për të.

Jerome Billingham kishte komentuar në një nga postimet e yllit ë shoubizit, ku e kishte pyetur nëse ajo i lexonte komentet e ndjekësve. “A i sheh fansat. Unë të dua shumë”, ka shkruar ai.

Kim ka ripostuar komentin e tij me fjalët: Po Jerome, edhe unë të dua shumë.

Ka mjaftuar vetëm një javë që numri i ndjekësve të tij në Tuiter të shkojë nga 200 në 20 mijë. Ai tashmë ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës në llogarinë e tij. Kompani të ndryshme veshjesh i çojnë vazhdimisht produktet e tyre falas në shtëpi, në mënyrë që ai t’u bëjë reklamë. Dhjetëra biznese të tjera i kanë kërkuar që ai të promovojë produktet e tyre. Ai tashmë bën shumë para thjesht duke reklamuar produkte si Primark.

                

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy