
Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë u shfaqën më kërkues që në fillim, teksa në minutën e 6-të, ishte Armand Broja, i cili humbi një rast të artë, i vetëm me portierin.
Broja ishte sërish protagonist në fund të pjesës së parë, me një gjuajtje në hyrje të zonës, e cila u prit nga portieri. Edhe Izraeli iu afrua disa herë portës së Strakoshës, duke rrezikuar seriozisht, por nuk shënoi dot.
Në pjesën e dytë, Shqipëria do të kërkojë me çdo kusht golin, për të marrë 3 pikët, që janë shumë të rëndësishme, për të shpresuar për kreun.



