Një avion pakistanez me 47 pasagjerë në bord është zhdukur nga radarët. Lajmin e bëri të ditur vetë kompania e fluturimeve.
Avioni PK116 i Pakistan International Airlines po udhëtonte nga Islamabadi drejt qytetit verior Chitral.
Mediat vendase bëjnë të ditur se avioni humbi kontaktet me autoritetet e aviacionit civil rreth orës 4:30 me orën lokale.
Sipas tyre, avioni ka rënë në afërsi të zonës së njohur si Haveliyan në Abottabad.
