
Takimi mes kancelarit austriak, Karl Nehammer dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë ishte shumë i vështirë dhe jo miqësor.
Sipas gazetës austriake Kronen Zeitung këtë e ka pohuar vetë kancelari.
Vizita e Nehammer në Moskë ishte e paranga një udhëheqës evropian që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Kancelari austriak Nehammer u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Ukrainë të shtunën.
Zyra e Kancelarit Nehammer njoftoi se ai i tha Putinit se kjo luftë duhet të përfundojë, sepse në një luftë ka vetëm humbës nga të dyja palët.
Gjatë këtij takimi i cili zgjati 75 minuta, Nehammer preku gjithashtu temën e krimeve të supozuara të luftës të kryera nga pala ruse në Ukrainë. Ai ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar. Rusia, nga ana e saj, mohon që ushtarët e saj të kenë kryer mizori në Ukrainë. Nehammer përsëriti gjithashtu se sanksionet evropiane do të vazhdojnë për sa kohë të vazhdojnë luftimet në Ukrainë.



