Duke folur mbi arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, që dyshohet për "shpërdorim detyre", gazetari Denis Dyrnjaja tha se do ishte më dinjitoze që Rama të pezullonte nga detyra Gjokutajn dhe të shkarkonte ministren Ibrahimaj.
Ose jep dorëheqjen ose kryeministri e shkarkon, për etikë profesionale ose për standard. Z. Gjokutaj ende nuk është liruar nga detyra, duhej një masë e menjëhershme. Kujtoj rastin e z.Pango dikur, z. Berisha e shkarkoi menjëherë brenda 5 minutave. Ka një vendimmarrje politike përtej faktit se si rrjedhin provat, rrethanat. Ka një përgjegjshmëri, një sens politik, ka një limit, ka një kufi. Ky njeriu deri më sot është i hetuar për ‘shpërdorim detyre’, kjo lidhet direkt me emërtesën që kryeministri ka në dorë, ta shkarkojë apo jo. Përse nuk e shkarkon?!
Dyrnjaja tha se pritja e vendimit të gjykatës është një alibi.
Kryeministri mund të ketë 1000 arsye, i dhemb sot dhëmballa dhe...! Këtyre u dhemb shpesh dhëmballa, u mbyllet goja. Ndoshta e ka zënë sëmundja e Majkos! Mirë që s'i del fjalë, por dy rreshta i shkruan. Ky nuk është rast aq i lehtë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave nuk është si Sekretari i Ministrisë së Arsimit. Kanë kompleksin e pranimit të faktit. Nëse Rama pranon faktin dhe shkarkon ministren e Fincanave, sepse nuk është fundi i botës nëse heq Delina Ibrahimaj, por pranimi i faktit është kompleks në vetvete. Kryeministri do ishte më dinjitar nëse do thoshte, po kjo ka ndodhur, kam pezulluar z.Gjokutaj dhe ministren e Financave e liroj nga detyra, se sa bën sikur fut kokën si struci dhe prapanicën e ka të gjithën jashtë! S’është e lehtë t’i kalosh këto në heshtje, sepse njerëzit po kuptojnë që është shumë i thellë ajsbergu”.



