Ish-kryeministri Berisha tha gjatë një prononcimi për mediat se protesta nesër do të jetë gjigande dhe masive. Berisha tha se opozita nesër zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh dhe më tej gjatë deklaratës së tij ai i bëri thirrje policisë së shtetit të mos provokojë protestuesit.
Çdo qytetar të bashkohet nesër në protestën e 7 korrikut për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Ramës dhe qeveritarë të qeverisë së tij. Situata është jashtëzakonisht e ndezur, urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin. Pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madh. Një kauzë të drejtë asgjë nuk mund ta mposhtë. Shfrytëzoj çdo qytetar të kontribuoje me praninë e tij në suksesin e protestës. Paralajmëroj të gjithë llojet e policisë se çdo presion çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar dhe për të dhunuar, penguar popullin opozitar do të regjistrohen dhe do të marrë ndëshkim persona të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provojnë protestuesit. E vërtetëtë që temperaturat janë të larta , por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë të protestojnë kundër këtij regjimi. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje e e vërtetë. Opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij.
Më lejoni të përshëndes, autorët e himnit të protestës së 7 korrikut, Renis Gjokën dhe Big Bastën, të cilët me një pasion dhe kreativitet i dhanë protestës barrakudën e saj.
Do të jetë një protestë gjigande e masive.
Nga unë nuk merrni dot parashikime në % dhe numra. Skenarët e protestës është I qartë. Betejë për lirë dhe kundër padrejtësive të mëdha.
Të gjitha opsionet janë të mundshme, dhe të më udhëheqin dhe të udhëheq.



