Gazetarja Xhiliola Lamaj krijimin e një “të dashuri” virtual i cili kushton 70 euro në vit me parametrat që ti dëshiron e sheh si diçka që mund të duket e bukur, por shprehet se teknologjia po ndikon në sistemin e operimit të qenieve njerëzore.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Lamaj tha se mirë do jetë që ta menaxhojmë ne teknologjinë, se po vjen epoka e robotizmit.
Disa mund të joshen nga këto lloj krijimesh që vijnë nga mendja e njeriut, se aktiviteti i njeriut nuk do vdesë kurrë.
Tek njerëzit naivë mund të ndikojë në vendimmarrjet jetë apo vdekje.
Këto lloj natyrash njerëzish janë naiv, mundohen të gënjejnë veten se mund të përmbushin detyrat e tyre emocionale te një robot.
Për mua është shumë çudi që të ndikojë një krijesë që vetë e ke bërë. Është teknologji e jashtëzakonshme, por jo deri aty sa të influencojë jetën tënde.
Familja duhet të ndërhyjë në limitimin e kohës së fëmijës në internet.
Ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin emocional të një fëmije, mund të ketë deformime edhe të shtyllës kurrizore duke pritur përgjigjen e dëshiruar të avatarit.
Avatari ka mundësinë që të ndikojë emocionalisht, është një manipulator.
Duhet të jenë prindërit të vëmendshëm dhe mbi të gjitha nëpër shkolla duhet të futet një kurikulë që ti ndihmojë fëmijët të jenë vetvetja se teknologjia po arrin të ndikojë mbi potencialin njerëzor.
Shumë nga profesionet artizanale të dikurshme, janë zëvendësuar me mjete teknologjike, sigurisht që do vijë një epokë që profesione si gazetaria dhe moderimi nuk do të ekzistojnë për një 15-vjeçar.
Epoka e robotizmit, do të pushtojë të gjitha profesionet që deri tani kanë qenë në treg, por do vijë koha që do të zhduken. Flasim për këngëtarë, moderatorë.



