Inceneratorët, rruga drejt importit të mbetjeve (VIDEO)

Inceneratorët, rruga drejt importit të mbetjeve (VIDEO)

Alternativa për djegien e mbetjeve në Shqipëri përmes inceneratorëve është parë nga qeveria si formë efikase për trajtimin e tyre, ndërsa ka gjetur kundërshtim nga opozita dhe përfaqëësues të shoqërisë civile. Tashmë, në funksion është incineratori në Elbasan, dhe pas tij janë projektuar dy të tjerë në Fier e Tiranë. Vizita e ministrit Damian Gjiknurit në Elbasan këtë fundjavë pasoi në komentin e tij, se impanti ka nevojë për më shumë mbetje, dhe vlera e dytë e shtuar përpos eliminimit të tyre është prodhimi i energjisë.

Por, në një pronocim për TemA TV, ambientalisti Lavdosh Ferruni thotë se me këtë argument,  qeveria  po planifikon të importojë mbetje nga jashtë. 

Ndërsa lidhur me argumentin për kontributin që inceneratorët japin në prodhimin e energjisë, Ferruni thotë se ajo ka një kosto shumë më të lartë se energjia eolike apo hidrike

Duke bërë thirrje për anulimin e projekteve të Fierit dhe Elbasanit, Ferruni sheh si alternativë parandalimin e gjenerimit të mbetjeve dhe riciklimin përmes landfilleve. Pas inceneratorit të Elbasanit, është Tirana ajo që po avancon, përmes një kontrate e cila do të merret përsipër nga një kompani holandeze me një marrëveshje PPP për një peridhë 30-vjecare. Marrëveshja që vlen 140 milionë euro parashikon djegien e mbeturinave të qarkut të Tiranës, ku bashkia do të paguajë një kontribut financiar për volumin e mbetjeve që depozitohen aty.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy