197 raste të reja të infektmit me koronavirus janë regjistruar në Belgjikë, ku numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka arritur në 886. Njoftimin e kanë dhënë autoritetet shëndetësore në vend. 136 persona janë shtruar në spital deri më tani, përfshirë 33 që janë në kujdesin intensiv. Autoritetet e shëndetit kombëtar presin rritje të mëtejshme të infektimit në ditët në vijim. Rajoni i Flanders, pjesa veriore e vendit (Antwëerp), vazhdon të jetë i prekur veçanërisht, me 137 raste të reja, ndërsa në Wallonia dhe në rajonin e kryeqytetit të Brukselit rastet kanë qenë përkatësisht 28 dhe 27.



