Një vit nga përfshirja në flakë e Notre Dame

Një vit nga përfshirja në flakë e Notre Dame

Sot gjithçka rreth Notre Dame ka rënë në qetësi. Për pjesën më të madhe të vitit godina ishte e rrethuar mes zhurmave të punimeve, turistët dhe trafiku përreth godinës së famshme.

Por sot ky gjigant gotik qëndron i heshtur dhe i zbrazët.

"Notre Dame është një zonjë 850 vjeçare", si shprehet rektori i Notre Dame, Patrick Chauvet. "Ajo është një zonjë e dëmtuar, e moshuar. Dhe për të gjithë të moshuarit, të dëmtuarit, ata që janë në karantinë, ose të izoluar në shtëpitë e pensioneve, unë mendoj se ka një lidhje simbolike. Këtu nuk është askush rreth Notre Dame, ajo ka mbetur vetëm, por nuk është braktisur".

Si sot një vit më parë në orët e vona të pasdites së 15 Prillit 2019, tymi filloi të ngrihej nga Notre Dame. Një zjarr shpërtheu në Katedralen Notre-Dame në Paris, duke shkatërruar pjesërisht ndërtesën e vjetër gati mijëvjeçare dhe veprat e saj të çmuara të artit, të vizituara nga miliona njerëz në vit.

Tashmë puna është pezulluar dhe vinçat rrinë mbi godinën e famshme për të rifilluar punën pas periudhës së izolimit për shkak të pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy