Veliaj, gjoba bizneseve për hapësirat publike (VIDEO)

Veliaj, gjoba bizneseve për hapësirat publike (VIDEO)

Ky është një akt-konstatimi që Policia Bashkiake ka dërguar te një nga subjektet private në rrugën "Ferit Xhajko" për zënien e hapsirës publike nga shkalla e parë deri te muri rrethues i godinës. Akt-konstatimi mban datën 1 qershor dhe nëse nuk zbatohet, Policia Bashkiake do të shkojë sërish për të vendosur gjoba këto biznes, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë…

Për Mukades Bardhin është e disata herë që policia Bashkiake mësyn në dyert e biznesit të saj familjar. Ndonëse është e rregullt me pagimin e taksave, Bashkia kërkon që ajo ta tregtojë mallin brenda ambientit të dyqanit. Kjo sipas Mukadesit është e padrejtë përsa kohë Bashkia nuk i pajis me leje shfrytëzimi.

“Na erdhi Policia Bashkiake, kërkojnë leje shfrytëzimi, por nuk na e japin se e marrin vetëm lulet, lokalet. Na kanë gjobitur disa herë nga 50 në 200 mijë lekë të vjetra”.

Edhe Erjola Metani, një tjetër pronare mobilerie, thotë se tregtarët nuk janë abuzues në hapësirën publike, por shfrytëzojnë metrat që paguajnë.

“Ne nuk po zaptojmë trotuarin, paguajmë 4 mijë lekë për metër, p.sh. unë kam 5 metra këtu”.

Mungesa e reklamimit të mallit do të sillte humbje të mëdha për këto subjekte pasi edhe hapësirat e dyqaneve i kanë mjaft të vogla për të tregtuar.

“Po e futëm mallin brenda, falimentuam… janë dyqane të vogla, 30 metra, 40 metra hapësirë”.

Të njëjtin problem kanë të gjitha subjektet tregtare në rrugën "Ferit Xhajko" në kryeqytet. Shumica e pronarëve refuzojnë të japin një prononcim për kamera, duke thënë se i druhen frikës nga penalitete të tjera nga ana e Policisë Bashkiake. Tregtarët paralajmërojnë protesta nëse Bashkia nuk i lejon të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa kufizime të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy