
Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike "Pyeongchang 2018" me një emër të vetëm. Albin Tahiri është garuesi i vetëm nga Kosova që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Siç raporton “Koha Ditore”, skiatori kosovar do të udhëtojë drejt Koresë së Jugut, i shoqëruar nga një delegacion i madh në numëër.
Me Tahirin do të udhëtojnë trajneri Agim Pupovci, shefi i misionit Bujar Turjaka dhe Kushtrim Krasniqi. Kjo katërshe do të vendoset në Fshatin Olimpik.
Të tjerët do të vendosen nëpër hotele.
Lojërat Olipike Dimërore do të zhvillohen nga 9 deri më 25 shkurt.



