
Ukraina po heton më shumë se 58,000 krime të mundshme lufte ruse, vrasje, rrëmbime, bombardime pa dallim dhe sulme seksuale.
Sipas raporteve të “Associated Press” dhe "Frontline", të cilat regjistrojnë 10 muaj luftë në një bazë të dhënash publike, më shumë se 600 incidente të ndodhura duket se shkelin ligjet e luftës, duke përfshirë 93 sulme në shkolla, 36 në të cilat u vranë edhe fëmijë, dhe 200 sulme të drejtuara kundër civilëve.
Disa nga këto sulme ishin masakra që vranë dhjetëra apo qindra civilë dhe, së bashku, mund të jenë përgjegjës për mijëra krime individuale lufte.
Autoritetet ukrainase po përballen me sfida serioze në mbledhjen e provave të pakundërshtueshme në një zonë lufte. Shumica dërrmuese e kriminelëve të dyshuar të luftës i kanë shpëtuar kapjes dhe janë të sigurt pas linjave ruse. Edhe në gjyqe të suksesshme, kufijtë e drejtësisë deri tani janë evidente.



