7 kandidatët për vende vakante/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

7 kandidatët për vende vakante/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Janë shpallur kandidatët zyrtarë për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Shtatë prokurorë do të kandidojnë për t’u bërë anëtarë të KLP-së. Dy prej tyre do zgjidhen nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë dhe 1 nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Njoftimi

Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas përcaktimeve të nenit 105 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, verifikim që u realizua pas disponimit të informacionit të ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë Gjykatës të Apelit të juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:

- Afërdita Ndoi  -      Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
- Moisi Duda     -      Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë 
- Edina Kurti     -       Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
- Edlira Bako     -      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
- Elsa Miha        -      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
- Olger Eminaj   -      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë 
- Vatë Staka       -     Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Në vijim, bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy