Spahia fitoi Shkodrën: Rezultatin ta lexojë kushdo që kërkon të mbajë peng institucionet

Spahia fitoi Shkodrën: Rezultatin ta lexojë kushdo që kërkon të mbajë peng institucionet

Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia i zgjedhur nga zgjedhjet e 6 marsit, në një lidhje skype në emisionin e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me rezultatin për të cilin u shpreh se e prisnin edhe pse kishte vështirësinë e vet pasi përballë ishin dy kandidatë nga e djathta.

Ai tha se gara ka qenë e fortë, ndërsa theksoi se ishte një fushatë me frymën e domosdoshmërisë për ndryshim. Spahia tha se rezultatin duhet ta lexojë mirë kushdo që pretendon të mbajë peng institucionet.

Rezultati është në pritshmëritë tona e kishim parashikuar edhe pse ka qenë pak enigmë sepse ishte hera parë që kandidonin tre subjekte ishte dhe e komplikuar sepse dy ishin nga e djathta mbetej pak enigmë rezultati, por nga llogaritë tona e mendonim të ishte ky rezultat. Gara ka qenë e fortë sepse kemi pasur shumë pak popull në dispozicion, por dua të them se ishte një fushatë me frymën e domosdoshmërisë për ndryshim. Ky ka qenë mesazhi për këtë fitore. Është një rezultat që duhet ta lexojë mirë kushdo që pretendon të mbajë peng institucionet.

Dera e jonë e shumicës së demokratëve do të qëndrojë e hapur për të gjithë demokratët e tjerë që kanë humbur rrugën këtë kohë, le të fillojë nga sot opozitarizmi i vërtetë me kundërshtarin tonë të vetëm Edi Rama dhe qeverinë e tij të korruptuar. I bëj thirrje kujtdo që të lexojë mirë mesazhin e dhënë nga demokratët jo vetëm në Shkodër por dhe bashkitë e tjera. Mbajtësit e vulës përfunduan forcë e tretë, treguan se shqiptarët kërkojnë të rikthejnë në vend opozitën e vërtetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy