
Partia Demokratike pritet të zhvillojë sërish protestë më 8 maj, në vazhdën e protestave kombëtare.
Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i ftuar në “MCN Live”, tha se qëllimi i protestave nuk është arritja e një qeverie teknike, por vijimi i aksioneve opozitare, të cilat sipas tij, nuk po sjellin rezultat dhe po dëmtojnë vetë opozitën.
Protestat nuk besoj se kanë qëllim qeverinë teknike.
Nëse do të ishte një protestë me 100 mijë pjesëmarrës, do ta kuptoja, por pjesëmarrja ka ardhur duke rënë dhe nuk përfaqëson një shqetësim të gjerë qytetar.
Aty mblidhen kryesisht anëtarë dhe simpatizantë të PD-së nga rrethet.
Protestat aktuale nuk po arrijnë objektiva politikë dhe sipas tij, përdorimi i mjeteve të dhunshme dhe përplasjet me policinë vetëm e dëmtojnë imazhin e Partisë Demokratike.
Serish edhe protesta e 8 majit do të ndjekë të njëjtin skenar, me molotovë. Këto veprime vetëm i heqin pikë PD-së. Me molotovë nuk është arritur asgjë dhe nuk do të arrihet.
Protestat shërbejnë më shumë për të mbajtur të unifikuar bazën e partisë dhe për të ruajtur tensionin politik në funksion të garës së brendshme në PD.
Spaho deklaroi gjithashtu se PD po e mban indirekt në pushtet kryeministrin Edi Rama.
PD po e mban në mënyrë indirekte Ramën në pushtet. Është një parti e pazonjë dhe nuk ka dëshirë reale për të ardhur në pushtet.
Opozita nuk ka arritur të frymëzojë qytetarët dhe përgjegjësia për këtë situatë, fillon që nga lidershipi i mëparshëm i partisë.
Për të rrëzuar qeverinë duhet të frymëzosh qytetarët. PD ka dështuar në këtë drejtim dhe më kollaj Rama mund të sfidohet nga brenda PS-së sesa nga opozita.
Rama do duhet të kishte ikur me kohë. Edi Ramen, me kollaj do ta rrëzonin ata që janë brenda PS-së se sa do ta rrëzoj PD-ja.



