Është mbyllur në barazim 1-1, supersfida mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e nëntë në Kategorinë e Parë.
Korçarët ishin më dominues në pjesën e parë, ku kishin tre raste të pastra për shënim, dy herë me Pusin dhe një herë me Liçon.
Protagonist në këtë pjesë të parë, ishte portieri i Flamurtarit, Kaloshi, i cili në të tre rastet i mohoi golin Skënderbeut.
Pjesa e dytë ishte akoma më spektakolare, me korçarët që kaluan në avantazh në minutën e 53-të me Abdul Temitope. Gjithsesi ky avantazh zgjati shumë pak, pasi vlonjatët barazuan shifrat 2 minuta me vonë me Eric Flores. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe tashmë Flamurtari i bashkohet Dinamos në krye me 18 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e pestë me 13 pikë, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.



