
Kompania serbe, së cilës i është dhënë për restaurim një nga kalatë më të njohura në Kosovë, ajo e Artanës ka nisur ta shembë. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet eskavatori, teksa shemb muret e kalasë e shpallur monument kulture nga UNESCO, ndërsa institucionet në Kosovë kanë urdhëruar ndërprejen e punimeve.



