Përmbytjet në Afganistan, 50 të vdekur dhe 2 mijë shtëpi të dëmtuara

Përmbytjet në Afganistan, 50 të vdekur dhe 2 mijë shtëpi të dëmtuara

Të paktën 50 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Afganistanin qendror, thanë zyrtarët.

Autoritetet në provincën Ghor thonë se një numër tjerër janë të zhdukur, pasi njerëzit vrapuan drejt vendeve të sigurta në zona më të larta, vetëm pak minuta para se të goditnin ujërat.

Ata thonë se përmbytjet kanë vrarë gjithashtu mijëra bagëti, kanë shkatërruar rreth 2,000 shtëpi dhe kanë dëmtuar shumë të tjera.

Zyrtarët thonë se në kryeqytetin e provincës, Firozkoh, rreth 2,000 dyqane janë nën ujë dhe shumica e rrugëve që të çojnë në të janë ndërprerë.

Departamenti i menaxhimit të fatkeqësive të provincës deklaroi një "situatë emergjente" dhe bëri thirrje për strehim, ushqim dhe ujë.

Agjencitë e OKB-së kanë paralajmëruar se numri i njerëzve që kanë vdekur në përmbytjet e fundit mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit janë penguar rëndë pa qasje në zonat e prekura. Shiu i dendur ka ardhur pasi vendi përjetoi një periudhë të zgjatur thatësire në fillim të vitit.

Departamenti meteorologjik i Afganistanit ka paralajmëruar për më shumë shira dhe përmbytje të mundshme në të gjitha provincat e vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy