
Regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv se Izraeli funksionon si një shtet teokratik dhe jo demokratik.
Çipi thotë se në Izrael ka gjykata rabinike dhe se fëmijëve që në lindje i përcaktohet feja.
Në një vend ku nuk ke gjykata civile, por ke gjykata rabinike, të krishtera ose islamike kemi teokraci ose demokraci?
Në Izrael ka gjykata rabinike, ka sistem gjykatash që quhen gjykata rabinike. Kemi të bëjmë me teokraci.
A kam të drejtë unë të jem ateist në Izrael? Cila gjykatë do të më gjykojë mua? Cila gjykatë do e bëjë divorcin tim? Një ateist kur ka një problem nuk ka ku të shkojë, ai do të shkojë në gjykatën rabinike.
E dyta fëmijës i përcakton fenë që në lindje. Lind fëmija, ka fe të përcaktuar në certifikatën e lindjes.



