Macron: Nacionalistët po mbështeten nga lobistë amerikanë

Macron: Nacionalistët po mbështeten nga lobistë amerikanë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se sheh një bashkëpunim mes ekstremit të djathtë në Europë dhe “interesave të huaja”. Duke iu referuar Bashkimit Kombëtar, partia e djathtë e Marine Le Pen që javët e fundit është rritur në sondazhe në Francë, Macron foli për lidhje mes saj dhe lobistëve pranë qeverisë amerikane.

Reagimi i Macron-it lidhet me Steve Bannon, një ish-këshilltar i Trump-it gjatë fushatës presidenciale. Mediat franceze kanë hedhur kohët e fundit dyshimin se Banon po mbështet fushatën e Bashkimit Kombëtar të Le Pen, e cila në sondazhe po lë pas partinë e Macron-it, tre ditë para zgjedhjeve europiane.

"Shoh për herë të parë një bashkëpunim midis nacionalistëve dhe interesave të huaja, qëllimi i të cilëve është çmontimi i Europës", tha Macron të hënën, duke shtuar se Bannon është një "lobist i afërt me qeverinë amerikane".

Ndërkohë, Marine Le Pen (ajo ka pranuar se kohë më parë ka marrë këshilla nga Banon) ngul këmbë si ai "nuk luan rol" në fushatën aktuale. Bannon, nga ana e tij, ka sqaruar se, herë pas here ai vepron si  "këshilltar informal" i cili vetëm "bën vërejtje për disa parti dhe jep këshilla për mbledhjen e fondeve", por nuk paguhet për këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy