At Nikolla Xhufka, predikues ortodoks në njërën nga Kishat në Elbasan, përmes një mesazhi në rrjete social ai ka vlerësuar shumë besimtarët mysliman në besimin dhe predikimet e tyre.
Në lidhje me këtë, në një komunikim me “MCN live”, At Xhufka, thotë se mesazhi ka trazuar pak ujërat në mesin e besimtarëve ortodoks, por si përfundim, ka reflektuar në mesin e tyre, të cilët kanë mbushur kishën në meshën e së dielës.
Mesazhi më ka ardhur spontanisht, duke parë boshatisjen e kishave dhe mospjesëmarrjen e besimtarëve ortodoks nëpër kisha.
Besimtarët mysliman i falen zotit 5 herë në dite dhe i mbushin xhamitë, dhe janë për çdo mirënjohje, me këtë mesazh, ishin mërzitur besimtarët ortodoks, dhe më thanë na ke sharë ne, e ke lavdëruar ata. Por unë ju them se njërit fetar, të të dy besimeve nuk shajnë, secili e kane besimin e vet.
Edhe pse fillimisht nuk e pritën mirë mesazhin, vërejta që të dielën ishte mbush kisha plot.
Edhe kisha edhe xhamia janë shtëpi të Zotit, pjesëmarrja nëpër liturgji e mesha është thelbësore, sepse të jep paqe shpirtërore, do të kesh bekimin në jetën e tyre.
Ne jemi dy kisha ortodokse në Elbasan, që veprojmë të pavarura nga Kisha greke e Anastas Janulatasit, dhe predikojmë shqip, as greqisht as serbisht, sepse mendojmë se Zoti na kupton vetëm shqip, prandaj, s’kemi pse presim reagim nga kjo kishë në Tiranë.



