
Ndryshe nga sa e shohim në ekran si një figurë publike, gazetarja Viol Xhafaj rrëfen se është natyrë e rezervuar.
“Jam shkëputur nga e dala aktive, jam natyrë e rezervuar dhe në rrjetet sociale jam shumë pak e ekspozuar. Madje, nëse do jetoja në një vend jashtë do kisha zgjedhur Vjenën, më shkon shumë ai qytet. Nga ana tjetër, nuk më falet që jam nga Kuçova dhe nuk kam shkuar të fle një natë në Berat. Sigurisht kam qenë në Berat por nuk e kam vizituar tamam. Pushimet i bëj jashtë, por dhe ca ditë në Shqipëri. Këtë vit kam pushuar me prindërit dhe jam kënaqur. E kemi caktuar si ritual që çdo verë do pushojmë 5 ditë bashkë. Prindërit e mi janë shumë të zotët që më kanë bërë mua. Unë i ngjaj shumë babit dhe në karakter dhe në pamje
u shpreh Xhafaj në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.
Ndër të tjera tha se prindërit janë shumë krenarë për të dhe sidomos i ati mburret me të.
Teksa Mustafa Nano vlerësoi zërin e saj, Viol rrëfeu si pikë të fortë, lirshmërinë e të shprehurit.
“Mendoj se ka një gjë që ia vlerësoj vetes në ekran, jam shumë natyrale, jam shumë vetja. Këtë diskutim e bëjmë dhe me drejtuesit e departamentit, që pyetjet i dua sipas formës që unë shprehem. Unë dua të shprehem në formën time, me fjalët e mia. Këtë gjë ia vlerësoj vetes se më ndihmon shumë te puna
tha gazetarja.
Ndër të tjera rrëfeu se ka personazhe që i vlerëson në fushën e saj, por se nuk janë brezi i saj, por pak më të rritur.
Megjithatë ajo tha se ka kolegë të cilët i vlerëson, ndonëse sqaroi se garën e kanë për shikueshmërinë, por se kur takohet me një kolege, nuk është se flasin se kush shihet më shumë.
Viol Xhafaj rrëfeu se e shikon në rrjet se sa klikime ka marrë në daljet e saj në ekran, madje bëri me dije se di të bëjë shumë gjëra të tjera krahas gazetares.



