Belgjikë, 30 mijë fëmijë të nënave beqare u shitën nga kisha për birësim

Belgjikë, 30 mijë fëmijë të nënave beqare u shitën nga kisha për birësim

Kisha Katolike thuhet se ka shitur rreth 30 mijë fëmijë pa dijeninë e nënave të tyre.

Një fakt i tillë zbulohet nga disa gra për herë të parë në podcast “Kinderen van de Kerk” nga gazeta belge Het Laatste Nieuws.

Ngjarjet u zhvilluan gjatë një periudhe kohore nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitet 1980. Gratë shtatzëna dhe të pamartuara, sipas gazetës, u vendosën në institucione katolike, ku pësuan poshtërim, madje edhe abuzim seksual.

Fëmijët më pas iu shitën për shuma të mëdha parash midis 10-30 mijë franga, familjeve birësuese.

Në vitin 2015, Konferenca Episkopale u kërkoi falje viktimave të birësimeve të detyruara në institucionet katolike në Parlamentin Flaman.

Foshnjat u morën nga nënat e tyre menjëherë pas lindjes, pasi nënat beqare iu nënshtruan anestezisë së përgjithshme ose mbanin një maskë për t’i penguar që të shihnin fëmijën e tyre.

Pas lindjes, disa gra u detyruan të nënshkruanin një dokument në të cilin hiqnin dorë nga fëmija i tyre ose u tha se kishte lindur i vdekur. Për më tepër, disa prej tyre u sterilizuan.

Dokumentet e paruajtura ose të shkatërruara e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë procesin e ribashkimit, thotë Debby Mattys 57 vjeçe, e cila u dha për birësim nga murgeshat dhe ka kaluar më shumë se 20 vjet duke kërkuar për nënën e saj biologjike.

“Nëna ime ishte 18 vjeçe kur kishte një shtatzëni të padëshiruar”, tha ajo për Het Laaste Nieuws.

Në vitin 2015, Konferenca Episkopale u kërkoi falje viktimave të birësimeve të detyruara në institucionet katolike në Parlamentin Flaman.

Në përgjigje të dëshmive të fundit, peshkopët shprehën dhembshurinë e tyre për dhimbjen dhe traumën e viktimave.

Kisha bën thirrje për një hetim të pavarur mbi kushtet e përshkruara nga gratë e përfshira, ku gjatë operacionit disa gra u sterilizuan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy