BE dhe Britania arrijnë marrëveshjen për Brexit (VIDEO)

BE dhe Britania arrijnë marrëveshjen për Brexit (VIDEO)

Më në fund ka një marrëveshje për Brexit. Ekipet negociatore të BE-së dhe Britanisë së Madhe kanë hedhur hapin e parë drejt miratimit të marrëveshjes. Duke folur nga Brukseli, kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, përmendi disa nga pikat e marrëveshjes së re.

Sipas tij, kjo e fundit "është një zgjidhje që funksionon njëkohësisht për BE, për Britaninë e madhe dhe për qytetarët e bizneset e Irlandës së Veriut". Si rezultat i marrëveshjes së re, Irlanda e Veriut do të "mbetet në linjë" me një sërë rregullash të lidhura me tregun e përbashkët europian,çka do ta ndihmojë të shmangë politika të ashpra kufitare.

Këto rregulla zbatohen, veçanërisht, me "ligjin mbi mallrat, rregullat sanitare për kontrollet e veterinarisë, rregullat mbi prodhimin / tregtimin bujqësor, TVSH-në dhe akcizën në lidhje me mallrat, dhe rregullat e ndihmës shtetërore", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga BE-ja.

Ndërsa Britania e Madhe do të mund të aplikojë tarifa mbi mallrat që vijnë nga palë të treta.

Kjo do të thotë që Irlandës së Veriut do t’i jepet mekanizëm aprovues që ofron mundësinë të vendosni nëse do të vijojë me këto rregulla a të BE-së katër vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, e njoftuan në rrjetet sociale dakordësinë për marrëveshjen. I pari iu referua si "marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar", ndërsa i dyti si një marrëveshje “që e bën Britaninë të rimarrë kontrollin”.

Ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney, gjithashtu e përshëndeti marrëveshjen si "hap i madh përpara".

Tashmë beteja për Brexit tani zhvendoset në Britani. Pavarësisht marrëveshjes së bërë me BE-në, kryeministri Boris Johnson tani përballet me rezistencë në vendin e tij për ta kaluar atë në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy