Vetëtestimi masiv, strategjia e Greqisë për rihapjen

Vetëtestimi masiv, strategjia e Greqisë për rihapjen

Greqia ka rihapur shkollat e mesme për nxënësit e klasave të fundit. Strategjia që po ndjek shteti fqinj është ajo e testeve të detyrueshme anti-Covid në të gjithë vendin për të ndihmuar në zbulimin e infeksioneve, me synimin për të rihapur më tej ekonominë dhe turizmin.

Nxnënësit e klasave 10 deri në 12 janë kthyer në shkollë sot për herë të parë pas pesë muajsh. Paraprakisht atyre u është kërkuar një test negative, në një kohë kur të gjitha farmacitë e vendit janë furnizuar me të tilla.

Nxënësit në klasat e tjera vazhduan mësimin online.

Qeveria e qendrës së djathtë në Greqi po punon intensivisht për rihapjen e ekonomisë dhe industrinë e saj thelbësore të turizmit pasi masat bllokuese u vendosën në fillim të nëntorit. Por shkalla e infeksioneve dhe vdekjeve ka mbetur e lartë që nga fillimi i shkurtit, me vdekshmërinë aktualisht mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Paketat e vetë-testimit po vihen në dispozicion në baza javore pa pagesë për të gjithë banorët e regjistruar në shërbimin shëndetësor publik. Përdorimi i tyre do të bëhet i detyrueshëm për punëtorët në sektorë të ndryshëm duke përfshirë shpërndarjen e ushqimit dhe shitjen me pakicë.

Qeveria ka në plan të nisë zyrtarisht sezonin e turizmit në mes të majit. Me më pak se 7% të popullsisë të vaksinuar plotësisht, qeveria ka premtuar të rrisë fushatën e saj gjatë prillit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy