Mësuesit ndihmës, Mehmeti: Duhet riformatuar i gjithë arsimi. Kosova, modeli më i mirë (VIDEO)

Mësuesit ndihmës, Mehmeti: Duhet riformatuar i gjithë arsimi. Kosova, modeli më i mirë (VIDEO)

Eksperti i çështjeve të arsimit, Ndriçim Mehmeti, foli në studion e MCN TV për mungesën e mësuesve ndihmës në shkolla dhe për arsimin e fëmijëve me aftësi ndryshe. Mehmeti u shpreh se për të përmirësuar shërbimin për këta fëmijë së pari duhet ndryshuar ligji.

Mësuesit ndihmës janë të patrajnuar, po ushtrojnë profesionin pa u trajnuar. Nuk është vetëm rritja e pagave, janë dhe kushtet e punës. Ndihmës mësuesit u thonë vërtetë kemi 2 fëmijë tani, por vitin tjetër mund të mos i kemi. Iu ndërpriten marrëdhëniet e punës, i ndërpriten sigurimet shoqërore. Kemi me ADHD, hiperaktiv, disleksi, sindromën Daun, secili ka planin individual të mësimit.

Një pjesë e prindërve dhe meshkujve i kanë braktisur fëmijët autikë. Është një dramë dy herë më e madhe, por nuk flet njeri. Thuhet do bëhen shkollat me ushqim. Po nga ora 12-16 çfarë do të bëhet? Në Kosovë, kjo është e ndarë. Duhet ndryshuar ligji.

Mehmeti solli një rast konkret.

Kam rastin e një nëne me fëmijën autik, që u detyrua ta çonte fëmijën në Itali, sepse nuk kishte programe shkolla këtu. Mbështetja sociale që merret për këta fëmijë është aq sa të rrish pa punë. Ata janë pjesa e shoqërisë që kanë nevojë më shumë për ne. Atje ne tregojmë fytyrën tonë shoqërore.

Ai theksoi se modelet janë shumë dhe soli rastin e qendrave burimore.

Për duhet riformatuar i gjithë arsimi. Duhet një plan masash, duhet vullnet politik dhe specialistë, do edhe para. Kur erdhi zonja Kushi, bënë një xhiro nga Finlanda. U thashë shkoni shikoni si i ka Kosova qendrat burimore. Po më thanë, Kosova i kishte më të mira. Qendër burimore nuk është një shkollë për arsye të caktuara. Qendër burimore është një ekip multidisiplinar i paguar mirë. Është përhapur në mënyrë kapilare paaftësia dhe padrejtësia. Kjo e dyta rëndon më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy