Petrit Vasili bën bilancin: Masat anti-Covid 0% efektivitet, situata është rënduar

Petrit Vasili bën bilancin: Masat anti-Covid 0% efektivitet, situata është rënduar


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka bërë një bilanc për të treguar se masat kufizuese ndaj Covid nuk kanë qënë efektive. 
Vasili shprehet se që prej ditës kur opozita ka denoncuar fshehjen e numrit të viktimave situata është bërë edhe më kritike dhe numri i vdekjeve është rritur me 85%. 
Sipas tij qeveria dhe kryeministri kanë lënë në mëshirë të fatit drejtimin e pandemisë dhe se masat e tyre nuk kanë dhënë asnjë efekt por vetëm kanë prodhuar një agravim të situatës.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Fakte.Masat e deshtuara, perballe rritjes kritike te vdekjeve  dhe rasteve te reja te Pandemise!

Rritja e numrit te vdekjeve eshte kritike me 85%%, eshte nje rritje shume e madhe dhe e menjehershme.

Prej dates 4 nentor deri ne 19 nentor jane shenuar 125 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.

Ndersa pas denoncimit nga Opozita te problemit te vdekjeve, qe prej dates 20 nentor deri 5 dhjetor pati 232 raste humbje vdekje.

Pra per te njejten periudhe ditesh 16 ditesh para dhe pas denoncimit te opozites rastet e vdekjeve u rriten nga 125 ne 232, pra plot 85%,  nderkohe qe mesatarja e testimeve eshte thuajse e njejta.

Si mundet qe Prokuroria te mbylle syte perpara ketij realiteti tragjik. Mosveprimi i  prokurorise e rendon shume poziten e saj perpara ligjit dhe moralisht e vë ate kunder qytetareve ???

Cfare rezultati dhane masat e marra me 11 nentor per mbylljen pas ores 22.00 dhe u rikonfirmuan te vazhdojne pa afat ??

Shifrat e vete qeverise na tregojne se ne 11 nentor kishte 507 raste te reja infektimesh reja me COVID.

Ndersa sot  kishte shifren absolutisht me te larte te gjithe ketyre 9 muajve plot 846 raste te reja!

Pra rritja e rasteve te reja te infektuara jo vetem nuk ka ulje, por perkundrazi eshte rritur me rreth 67 % ne krahasim me 11 nentorin.

Qytetaret e gjobitur shkojne afer 12 mije.

Pra masat kane pasur zero efekt ky eshte fakt i pakundershtueshem.

Qeveria dhe kryeministri kane lene ne meshire te fatit drejtimin e pandemise dhe masat e tyre nuk kane pasur asnje efekt por kane prodhuar rritje dhe rendim progresiv te situates.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy