
Një ditë më parë deputeti Erion Braçe kërkoi llogari në parlament për mungesën e subvencionimit të fermerit, pse bujqit nuk kanë fitim nga puna e tyre, kush fiton më tepër dhe çfarë po ndodh me produktet bujqësore, monopoli i plehrave kimike. Kreu i Shoqatës së Fermerëve, Eduard Sharka në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me këto problematika të fermerëve për të cilat u shpreh se kanë 3 vite që ngrenë zërin dhe nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Ai tha se nuk ka shpërndarje të imputeve për fermerët dhe se fondi 3.2 milionë euro është mjaft i ulët, kur në vitet e kaluara ka qenë më i lartë. Sipas Sharkës 25% e fermerëve e kanë braktisur bujqësinë për këtë vit duke mos blerë dot as fidanët për mbjellje dhe kjo si rezultat i mungesës së subvencioneve nga ana e qeverisë.
Braçe ka qenë zv.kryeministër, i ka pasur të gjitha instrumentet në dorë dhe mund ta parandalonte. Ka 3 vjet që i themi këto problematika dhe duhet të kishin gjetur zgjidhje. Braçe të kërkojë hetimet për këto, të mos mbetet vetëm në kuadrin e deklarimeve. Në fushatë premtoi se do kishte gjoba për abuzimet me plehrat kimike dhe kjo mbeti vetëm në deklarata. Janë të vërtetë që ne i kemi thënë ai bën mirë që i përsërit në parlament, gjithë qeveritë e rajonit morën masa për kompensimin e fermerëve për imputet, qeveria jonë bëri të kundërtën duke vënë 10% tvsh impute bujqësore, ja mer tregtarëve dhe ja jap fermerëve. Kjo është qesharake.
Qeveria thotë se është miratuar VKM për mbështetje direkte dhe po të hysh te faqja e kryeministrisë janë të gjitha vendimet e mara në datën 9 dhe ky vendim nuk është. 25% e fermerëve këtë vit nuk kanë porositur fidanë nga pamundësia për ti blerë. Që të kultivosh perime në sera duhet të investosh 10 mln për hektarë. Fermerët janë detyruar të lënë gjithçka dhe ti kthehen emigracionit. Kjo duhet parandaluar. Për këtë shifër i referohemi pikave që shesin fidanë që 25% nuk kanë porositur fidanë për mbjellje në sera. Kjo shifër është e verifikuar, bujqësia është kthyer në një sektor të vështirë. Kur të rritet kostoja e prodhimit dhe jo e shitjes fermeri falimenton.
Gjithashtu kemi dhe mungesë të fuqisë punëtore dhe kjo nga mungesa e subvencioneve, pagat e ulëta krijojnë këto problematika. Kjo mungesë do jetë shumë e ndjeshqme në periudhën e ardhshme. Fermeri mbetet hallka më e dobët e zinxhirit dhe aty rëndojnë të gjitha pasojat. Uroj të zgjidhen sepse ka ulje të eksporteve në janar dhe shkurt të këtij viti. Është ajo që ne kemi trumbetuar me kohë.



