Trump: Krim është rrjedhja e informacionit

Trump: Krim është rrjedhja e informacionit

Presidenti Trump komentoi sot në Twitter se ndërsa ai me kushtetutë ka autoritetin për të falur persona të akuzuar dhe të gjithë janë dakord me këtë, krimi i vetëm deri tani, ka qenë rrjedhja e informacionit kundër administratës së tij. "Përsëri lajme të rreme", shkruante Presidenti në Twitter.

Në një artikull të gazetës “Washington Post” thuhej se Presidenti Trump, ka kërkuar informacione lidhur me autoritetin që ai ka për të falur ndihmës, të afërm të tij, ose edhe vetveten, duke e lidhur me hetimin që po zhvillohet për një ndëhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të klauar.

Presidenti Trump e ka kritikuar rrjedhjen e informacioneve lidhur me hetimin dhe i ka kërkuar autoriteteve që t’i ndjekin penalisht personat që kanë nxjerrë informacione. Javën e ardhshme djali i madh i Presidentit, dhëndërri dhe ish menaxheri i fushatës së tij do të dëshmojnë para komisioneve Senatit që po hetojnë lidhur me çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Një tjetër çështje për të cilën Presidenti ka kritikuar sot në Twitter është njoftimi në “Washington Post” se ambasadori rus ka biseduar për zgjedhjet amerikane me ish-senatorin Jeff Sessions, kur ata janë takuar gjatë garës presidenciale. “Rrjedhje të paligjshme të informacioneve, si për rastin Comey, këto duhet të marrin fund”, - shkruan Presidenti Trump.

Të premten gazeta citonte zyrtarë amerikanë të paidentifikuar të cilët kanë folur për disa përgjime të takimeve të Ambassadorit Sergey Kislyak's me Prokurorin e Përgjithshëm Sessions, i cili gjatë fushatës ishte këshilltari i zotit Trump për politikën e jashtme. Departamenti i Drejtësisë tha se zoti Sessions i qëndron thënies se nuk ka diskutuar kurrë me rusët për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy