
Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ndërmet disa personave në Durrës i cili ka përfunduar deri në përdorimin e armëve, por fatmnirësisht pa të lënduar.
Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka marrë njoftim se në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri - tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve.
Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit H. Ll., dhe K. S.
Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit: Gentian Zeneli, 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Spiro Shole, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës" dhe Moskallëzimi i krimit”. Jolanda Zeqiri, 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit H. Ll., dhe K. S, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G.Z, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



