Analisti Milaim Zeka flet për kopje të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës, teksa e cilëson të papranueshëm profilin e Enkelejd Alibeajt, por edhe të dëmshëm për ardhmërinë e shqiptarëve.
Për MCN Live, ai deklaroi se prej 30 vitesh kemi jetuar në zhurmë dhe akuza dhe kulturën e mosdëgjimit të tjetrit.
Sa i takon çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri, Zeka tha se nuk mund të diskutosh me dikë duke mos dëgjuar logjikën e tjetrit.
Të njëjtën muzikë tallava e ka transmetuar Presidenti aktual Ilir Meta, i cili e ka degraduar zyrën e Presidentit dhe është e tmerrshme që sot si qytetar i Shqipërisë, jam jo vetëm i zhgënjyer por autoriteti i Presidencës ka rënë në zero. Ai njeri që do vijë në postin e Presidentit do të ketë punë dy vjeçare, për të rikthyer imazhin e Presidentit.
Është shumë tragjike që në Shqipëri një klasë e caktuar politike e solli vulgaritetin, fyerjen, poshtërimin dhe denigrimin në foltoren e parlamentit, ky fjalor kaq i ashpër kaloi në media nëpër studio televizive.
Vitet e fundit është bërë modë që si në Tiranë, edhe në parlamentin e Kosovës të ketë të njëjtin vulgaritet që e ka mbjellë Berisha, që është mbjellësi më i madh. Çfarë fyerje i ka bërë prokurorëve, Ina Ramës, gazetarëve etj. Kujt po i drejtohemi me zgjedhjen e Presidentit? Alibeaj dhe të tjerë po e shohin që nuk janë për arritjen e një marrëveshje me PS, nuk janë për zgjedhjen e një figure me kredo politike.
Edhe Alibeaj dhe Rama e dinë që i drejtohen turmës. Ajo ajka është shumë e vogël dhe nuk janë për zgjedhjen e një Presidenti jo konsensual.



